Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Gjendet i masakruar dhe i prerë me thikë në fyt, i riu në Vlorë

Gjendet i masakruar dhe i prerë me thikë në fyt, i riu në Vlorë

14:45, 21/12/2020
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në Vlorë.

Ngjarje ka ndodhur në Qafën e Vishës.

I plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas burimeve ai është i moshës rreth 35 vjeç dhe ka një prerje të thellë në fyt.

Himarë/Informacion paraprakë

Sot në Qëndrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco