Kaos te Drejtoria e Policisë/ Nuk ndalen të rinjtë, hidhet gaz lotsjellës

Kaos te Drejtoria e Policisë/ Nuk ndalen të rinjtë, hidhet gaz lotsjellës

20:45, 10/12/2020
A+ Aa A-

Nuk ndalet protesta e të rinjve në Tiranë.

Në ambientet para Drejtorisë së Policisë së Tiranë është hedhur gaz lotsjellës nga ana e forcave të Policisë për të shpërndarë turmën  e protestuesve. Tashmë protestuesit janë larguar nga perimetri i sigurisë për shkak të gazit që u hodh.

Një prej protestuesve ishte shprehur më herët se tashmë turmat e qytetarëve do t’i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ai është shprehur se mund të ketë edhe përplasje, madje mund të futen edhe brenda, por asesi nuk do të tërhiqen.

“Do shkojmë edhe të Policia e Tiranës. Aty do të finalizohet. Do ketë përplasje, do futemi edhe brenda unë personalisht nuk llogaris asnjë gjë”, tha një protestues.

Hedhja e gazit lotsjellës ka bërë që vendi përreth të marrë ngjyrën e bardhë. Edhe qytetarët që kalojnë pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku ndodhet Drejtoria e Policisë Tiranë, kanë vështirësi në frymëmarrje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 10/12/2020 20:58

qeveri teknike duhet te shkojm ne zgjedhje po edi ramen ,po kriminelet.bravo rinia shqipetare ,por duhet te ngrihen gjith qytetet.

Gj 10/12/2020 20:58

qeveri teknike duhet te shkojm ne zgjedhje po edi ramen ,po kriminelet.bravo rinia shqipetare ,por duhet te ngrihen gjith qytetet.

Shto koment

Denonco