Qëlluan për vdekje 27-vjeçarin, ja ku u fshehën autorët që i zunë pritë

Qëlluan për vdekje 27-vjeçarin, ja ku u fshehën autorët që i zunë pritë

10:12, 02/12/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja mësohen në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit, në Vlorë.

Sipas burimeve policore bëhet me dije se autorët i kanë zënë pritë të riut dhe ishin të sigurit që do të kalonte në këtë rrugë.

Ata madje janë fshehur pas pemëve për të vënë në zbatim planin e tyre.

Në drejtim të mjetit të Benjamin Boshanit janë derdhur 15 plumba kallashnikovi, ndërsa 8 prej tyre e kanë goditur në trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

I riu kishte ndërruar jetë në momentin që një banor i zonës e pikasi brenda makinës së tij.

Deri më tani policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet cilët janë autorët. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e larjes së hesapeve për pazare droge, duke u nisur edhe nga fakti që i riu kishte bërë burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco