Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Vetëvrasjet/ Prokuroria nuk fillon hetimet: Pacienti ishte i dhunshëm

Vetëvrasjet/ Prokuroria nuk fillon hetimet: Pacienti ishte i dhunshëm

20:06, 30/11/2020
A+ Aa A-

Për të gjitha ngjarjet e vetëvrasjeve të pacientëve në spitalet Covid në kryeqytet, Prokuroria e Tiranës ka kryer veprime hetimore për të konstatuar nëse ka ekzistencë të veprave penale dhe persona përgjegjës për to.

Burime pranë prokurorisë konfirmuan se për një prej rasteve, është vendosur mosfillim i çështjes penale. Për katër ngjarjet e tjera, vijojnë verifikimet paraprake. A2 mësoi se në secilën prej ngjarjeve, hetimi është kanalizuar në verifikimin e rrethanave, nëse janë konsumuar dy vepra penale, ajo e “shtyrjes në vetëvrasje” dhe ajo e “mjekimit të pakujdesshëm”.

Thelbi i hetimit është vërejtja e fakteve nëse viktimat i janë nënshtruar ndonjë veprimi, sjelljeje apo trajtimi jonjerëzor që mund t’i ketë shtyrë drejt vetëvrasjes. Po ashtu, prokurorët verifikojnë nëse ka pasur neglizhencë apo gabime nga mjekët gjatë kurimit të tyre në spitalet COVID.

Në rastin për të cilin është vendosur mosfillim i hetimit, prokurori ka argumentuar se nuk provohet asnjë nga këto rrethana. Bazuar në deklarimet e mjekëve, ka rezultuar se pacienti ishte shfaqur agresiv dhe i dhunshëm ndaj stafit mjekësor dhe të tjerëve dhe se hiqte aparaturën e frymëmarrjes. Për këtë shkak, stafi e ka veçuar në një dhomë pa pacientë të tjerë dhe pa ballkon, si edhe i kanë lidhur duart me fasho.

Sipas të dhënave, ngjarja tragjike është shënuar në momentin që infermierja shkoi të kërkojë ndihmën e kolegëve për qëtësimin e tij./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ina30/11/2020 20:40

Nga eksperienca ime Spitali shefqet ndroqi e ka stafin infermierve dhe mjekve shume te ndyree sanitaret kerkojn para qe te pastrohet dhoma apo banjua dhe as duan tja dine fare ke kane perball infermieret jane si zoti qe po nuk I ushqeve me leke ste kapin me dore Ne nje dhome me 6 pacient te shtruar kerkonin sponsor per te zhbllokuar banjen e dhomes dhe ju thoshin pacienteve beje ku te duash nevojen nderkohe pacienti I shkret qe kishte paguar sigurime shendetsore per 35 vjet, me dhimbje duhet te zbriste nje Kate me poshte

Shto koment

Denonco