EMRI/ Gjendet i vdekur në banesë një person në Rrogozhinë

EMRI/ Gjendet i vdekur në banesë një person në Rrogozhinë

20:40, 28/11/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Sipas informacioneve, trupi i pajetë është dërguar drejt morgut të Durrësit, ku pritet të bëhet autopsia për të gjetur shkaqet e vdekjes.

Identiteti i viktimës është Hizer Abazi dhe njihet nga banorët e fshatit, si një person i cili ka pasur probleme me alkoolin dhe bënte një jetë të vetmuar, pas divorcit me gruan.

Dyshohet se personi në fjalë të ketë ndërruar jetë përpara 3 ose 4 ditësh.

Burime bëjnë me dije se banorët e lagjes kanë njoftuar policinë pasi nuk e kanë parë të dalë nga banesa prej disa ditësh, si dhe për shkak të erës së rëndë që vinte rreth saj.

Policia e ka gjetur të pajetë të ndjerin ulur mbi një karrige.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco