Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

DETAJE/ Heroina e kapur në Elbasan vinte nga Turqia, do shkonte në ....

DETAJE/ Heroina e kapur në Elbasan vinte nga Turqia, do shkonte në ....

13:21, 26/11/2020
A+ Aa A-

Një operacion anti-drogë i zhvilluar në Elbasan ka çuar në pranga disa persona, ndërsa është sekuestruar një sasi jo e vogël droge e llojit heroinë.

Lënda narkotike u zbulua në një kamion të linjës Turqi - Shqipëri dhe që kishte për destinacion Greqinë.

Droga ka qenë e ndarë në 8 pako, ndërsa nuk bëhen të ditur ende emrat e të ndaluarve.

Ndërkohë policia po vijon me kontrollet pasi dyshohet se pazaret e drogës bëheshin pikërisht në qytetin e Elbasanit.

Sipas asaj që raporton Ora News në terren janë prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe drejtues të Policisë së Shtetit.

Pas pak pritet edhe njoftimi i Policisë Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco