Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Aksident me vdekje në Fier, 3 viktima brenda pak orësh

VIDEO/ Aksident me vdekje në Fier, 3 viktima brenda pak orësh

19:42, 22/11/2020
A+ Aa A-

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme, duke e çuar në 3 numrin e ngjarjeve dhe viktimave.

Aksidenti i radhës ka ndodhur në Fier, në Baypassin e Levanit.

Një makinë ka përplasur një këmbësor, duke i marrë jetën.

Aksidenti i parë ndodhi pasdite në Shkallën e Tujanit në Tiranë, ku humbi jetën një 68-vjeçar dhe aksidenti i dytë ndodhi në rrugën Lezhë-Milot, ku humbi jetën një tjetër person.

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:40, në Bypass-in Levan-Fier, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Baltëzes’, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë.

U shoqërua drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjergji22/11/2020 20:11

Çfare do kembesori ne by pass-in e Fierit? Ne kete segment shpejtesia e lejuar sipas tabelave eshte 110 km/ore.

Shto koment

Denonco