Bashkia nuk siguron ngrohjea, nxënësit e shkollës 'Murat Paci' në Tropojë bojkotojnë mësimin

Bashkia nuk siguron ngrohjea, nxënësit e shkollës 'Murat Paci' në Tropojë bojkotojnë mësimin

14:09, 16/11/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike dega Tropojë ka reaguar me një postim në facebook ku shpjegon situatën e shkollës Murat Paci në Bytyç.

Në reagim thuhet se nxënësit e kësaj shkolle sot nuk kanë bërë mësim pasi kanë bojkotuar shkollën dhe shkak për këtë situatë ka qenë mungesa e ngrohjes në shkollë.

Ata akuzojnë Bashkinë e Tropojës që nuk e ka marrë në konsideratë furnizimin me dru të shkollave dhe kopshteve.

Ja postimi i plotë:

Denoncimi.

Rilindasi i emruar i bashkisë Tropojë i zhytur në agonin e largimit të tijë ,nuk pyet as për shëndetin e fëmijëve në shkollat, kopshtet dhe çerdhen e rrethit Tropojë, pamvarësisht se i ftohti në rrethin tonë ka kohë që është prezent ,shkollat,kopshtet, çerdhja nuk janë furnizuar me dru zjarri, një akt kriminal ndaj fëmijëve tonë që po kryhet me dijeni dhe me neglizhencë të pa shoqë nga rilindasi në ikje, megjithse fonde për rrugë të pa rruga për të bërë tendera PPP ka sipas zylo shkenctarit për dru zjarri nuk ka,ky akt i papërgjegjshëm detyroj sot fëmijtë e shkollës "Murat Paci" në Bytyç të bojkotojnë mësimin sot pamvarsisht të ftohtit që ishte jashtë,i cili vlen të përshëndetet dhe të mbështete fuqishëm nga qytetarët e Tropojës

Dega e Partisë Demokratike Tropojë i bën thirrje publike të gjithë mësuesve, nxënësve dhe drejtuesve të shkollave të rrethit Tropojë ,të denoncojnë çdo akt të tillë që është kundër shëndetit dhe jetës.

Dega e Partisë Demokratike Tropojë do të mbështesë çdo nismë qytetare dhe do jetë përkrah tyre në mbrojtjen e vlerave dhe shëndeti të tyre.

I bëjmë thirrje organeve ligjë zbatuese në emër të shëndetit të fëmijëve, që të hetojnë këtë veprim kriminal të rilindasit të emruar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco