Atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima, Apeli liron të arrestuarin

Atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima, Apeli liron të arrestuarin

18:48, 15/11/2020
A+ Aa A-

Me kërkesë te prokurorisë së Apelit, togat e zeza të kryeqytetit kanë zbutur masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ ne ‘arrest shtëpie’ për Mariglen Matohitin.

Ky i fundit u arrestua nga policia e Tiranës më 21 Tetor si bashkëpunëtor në atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima.

Sipas prokurorisë nuk ka patur prova që të implikonin të riun si i përfshirë në atentatin ndaj Dhimës.

Në shtëpinë e Matohitit policia gjeti armën që do përdorej në krim dhe disa sende te tjera.

Ndërkohë në burg me masë te pandryshuar vijojnë të jenë 3 te arrestuarit e tjerë: Grid Leno (kunat i Mariglen Matohitit) dhe Albin dhe Enea Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco