Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Shqiptarin e tradhëtojnë faturat, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit në apartament

Shqiptarin e tradhëtojnë faturat, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit në apartament

16:36, 13/11/2020
A+ Aa A-

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Shqiptarët kishin krijuar një serë për kultivimin e lëndëve narkotike brenda një apartamenti.

Fillimisht në pranga ra një nga shqiptarët, i cili edhe më parë ishte i dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ky i fundit edhe pse ishte përzënë nga territory Italian, kishte hyrë aty sërish me letra të parregullta.

Të enjten në mëngjes ai u kontrollua rastësisht nga Policia e Milanos, ku agjentët e policisë arritën në përfundimin se ishte furnizues të një zone në very të Milanos, dhe lëvizte lirisht me  me dokumenta bullgare.  

Gjatë kontrolot shqiptarit iu sekuestrua 15 gram marijuanë dhe 14 mijë euro të cilat nuk mundi dot ti justifikojë.

Por ato që e zhytën edhe më shumë ishin disa fatura blerje si materiale elektrike, llampa, fertilizues, që çuan në dyshimin e agjentëve se kishin të bënin me një serë të kultivimit të lëndëve narkotike.

Si edhe dokumente që lidheshin me furnizimin me energji elektrike dhe ujë, çka rritën edhe më shumë dyshimet për ngritjen e një sere që rezultoi të jetë kultivuar me marijuanë në një apartament në Aleksandria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco