Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Britania kthen 21 kriminelë shqiptarë: Nuk keni vend në shoqërinë tonë!

Britania kthen 21 kriminelë shqiptarë: Nuk keni vend në shoqërinë tonë!

12:05, 13/11/2020
A+ Aa A-

Një grup shqiptarësh në Britani të Madhe të dënuar për vepra të ndryshme penale, janë dëbuar nga shteti ishullor dhe janë ekstraduar në vendin tonë.

Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për 21 të burgosur shqiptarë, dënimi i të cilëve në total shkon në 75 vjet.

Ata u sollën në Shqipëri një ditë më parë përmes një linje fluturimi drejt Tiranës.

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, tha se kriminelët shqiptarë, por edhe shtetasit e tjerë të huaj të dënuar, do të dëbohen nga Angli dhe do të dërgohen në shtetet e tyre për të vuajtur dënimet.

“Këta kriminelë të huaj dhe të rrezikshëm nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, tha Patel.

Mediat britanike raportojnë se në mesin e shqiptarëve që u kthyen në Tiranë ishin Arjon Hyseni 30 vjeç, i dënuar me 8 vite burgim për trafik kokaine me vlerë 4.5 milionë Paund dhe Agim Isufi 19 vjeç i dënuar me 20 muaj burgim për një fabrikë kanabisi.

Javën e kaluar, Britania e Madhe dëboi nga vendi 20 shtetas të huaj të dënuar për vepra të ndryshme. Autoritetet britanike thonë se dëbimet nga vendi për shtetasit e huaj të dënuar do të vijojnë. Më shumë se 6400 të huaj me precendent penal janë larguar nga Britania që prej vitit 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N13/11/2020 16:06

Shtohet ushtria e komandant Edi droges per mesymjen ndaj 25 prillit.

Leo13/11/2020 15:59

Te ju vije turp ju si media ti quajni kriminel

Daj Jaku13/11/2020 13:38

Kontigjent për Ripjerdhjen në prag zgjedhjesh.

Shto koment

Denonco