Avokati i Kujtim Fejzullahit: Nuk e besoja kurrë se do bëhej vrasës

Avokati i Kujtim Fejzullahit: Nuk e besoja kurrë se do bëhej vrasës

13:29, 03/11/2020
A+ Aa A-

“Ai vinte nga një familje perfekte normale. Për mua ishte një adoleshent pa fat, që zuri miqësi me njerëzit e gabuar. Nëse nuk do shkonte në xhami, por të merrej me boks, do ishte bërë boksier”.

Këto janë fjalët që përdor avokati vjenez, Nikolaus Rast për të përshkruar Kujtim Fejzullahin, 20-vjeçarin që hapi zjarr duke vrarë të paktën katër persona mbrëmë në Vjenë.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të bëhej vrasës,” thotë avokati.

Ai e mbrojti Fejzullahin vitin e shkuar kur u dënua me 22 muaj burg pasi donte të udhëtonte drejt Sirisë për t’u bashkuar me Shtetin Islamik. Ai u kap duke tentuar të largohej dhe u arrestua.

Fejzullahi u lirua në dhjetor të vitit të shkuar. Ai u klasifikua si një person që nuk ishte më i rrezikshëm. Avokati i tij tha se ai ishte një i ri që u radikalizua. Ai kishte një rini të çorientuar dhe po kërkonte një vend në jetë.

Fejzullahi u qëllua për vdekje nga forcat speciale të policisë. 20-vjeçari kishte lindur dhe ishte rritur në Austri.

Prindërit e tij janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Për këtë arsye, Austria ka kërkuar ndihmë nga Maqedonia e Veriut për hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco