Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Ngjarja e rëndë/ Sulmohet me tritol shtëpia e gazetarit

Ngjarja e rëndë/ Sulmohet me tritol shtëpia e gazetarit

08:12, 30/10/2020
A+ Aa A-

Banesa e një gazetari është sulmuar me tritol në orët e para të mëngjesit. Një sasi tritoli ka shperthyer në banesën e Elidon Ndrekës, reporter i News 24 në Lezhë.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Gazetari tha per News 24 se shpërthimi shkaktoi panik. Eksplozivi ka shpërthyer rreth orës 00.30 të mengjesit të së premtes.

Ja njoftimi i policisë:

Lezhë

Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco