Oficerët e policisë kufitare në Gjermani u befasuan kur kontrolluan makinën e një shqiptari në portin e Rostokut.
Prokurori publik tha se u gjetën 15 kilogramë kokainë. Ato ishin fshehur në zgavrën e gomës rezervë.
Sipas Sueddeutsche Zeitung, kontrolli u krye që më 4 tetor. Por për arsye taktike të hetimit, zbulimi u bë publik tani.
Një urdhër-arresti është lëshuar për shoferin, një 33-vjeçar shqiptar. Ai po udhëtonte drejt Suedisë.
Nëse dënohet, ai rrezikon nga 1 deri në 15 vite burg. Një zëdhënës i prokurorisë tha se është shtuar trafiku i drogës gjatë muajve të fundit.
© SYRI.net