VIDEO/ Gjysmë Hëna e Kuqe siriane nis operacionin e shpëtimit të fëmijëve shqiptarë të ISIS

VIDEO/ Gjysmë Hëna e Kuqe siriane nis operacionin e shpëtimit të fëmijëve shqiptarë të ISIS

15:02, 26/10/2020
A+ Aa A-

Pas shumë vitesh dhe vuajtjesh më në fund  është dhënë zgjidhje për 4 fëmijë shqiptarë në kampet e ish-ISIS në Siri.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe siriane, pas përpjekjeve të përbashkëta humanitare është bërë e mundur dërgimi i disa familjeve shqiptare në vendlindjen e tyre.

Ndërsa qeveria siriane ofroi të gjitha lehtësitë e nevojshme, Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane (SARC) mundësoi me sukses familjet shqiptare që banonin në kampin Al-Hol në Hasakeh në vendin e tyre, me kërkesë të qeverisë shqiptare.

Nën mbikëqyrjen e inxhinier Khaled Hboubati, President i SARC, familjet iu nënshtruan testeve mjekësore para se të largoheshin nga kampi drejt Damaskut, të shoqëruar nga SARC.

Mark Ghareeb, kreu i Misionit të Shqipërisë në Liban, do të shoqërojë familjet në udhëtimin nga Damasku në Shqipëri.

SARC falënderon Federatën Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) dhe në veçanti zotin Francesco Roça, President i IFRC, dhe të gjithë partnerët humanitarë, si dhe palët e angazhuara në terren, për përpjekjet e bëra për të lehtësuar misionet humanitare të SARC për lehtësimin e të gjitha vuajtjeve njerëzore dhe për të mbrojtur dinjitetin e të gjithë njerëzve të prekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco