'Avullojnë' 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit

'Avullojnë' 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit

15:52, 21/10/2020
A+ Aa A-

Mbi 2 milionë euro janë marrë ilegalisht nga thesari shtetëror i Kosovës.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërkaq dy të tjerë gjenden në arrati.

Ndërkaq njoftohet se është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.

‘Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati.

Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro.

Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në raportin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco