Mbyllet kopshti në Fier/ Sanitarja pozitive me Covid - 19

Mbyllet kopshti në Fier/ Sanitarja pozitive me Covid - 19

14:11, 20/10/2020
A+ Aa A-

Mbyllet si masë sigurie kopshti publik  nr.3 në Fier pasi një pjestare e stafit ka dalë pozitive me Covid 19.

ISHSH në Fier i ka vënë drynin kopshtit në fjalë duke dërguar në shtëpi fëmijë, edukatore e gjithë personelin ndihmës, pasi një sanitare e tij ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19.

Stafi i kopshtit, me drekë, ka njoftuar këtë të martë prindërit që të shkojnë e të marrin fëmijët e tyre, pas daljes së përgjigjes së tamponit të njërës prej sanitareve të kopshtit, e cila ka rezultuar pozitive ndaj virusit. Menjëherë ka nisur hetimi epidemiologjik i rastit në fjalë, duke marrë të gjitha kontaktet e personit të prekur nga covid, ndërsa kjo e fundit është vetëkarantinuar.

Fatmirësisht, deri më tani asnjë fëmijë apo pjestar tjetër i stafit nuk ka paraqitur simptoma të  Covid, e kjo mbyllje e kopshtit, për një javë, është bërë si masë sigurie. Ambientet e kopshtit janë dezinfektuar, dhe ky process do të kryehet çdo ditë./Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco