Aksidentoi për vdekje 64-vjeçaren në Peqin/ Shoqërohet shoferi i BMW-së

Aksidentoi për vdekje 64-vjeçaren në Peqin/ Shoqërohet shoferi i BMW-së

19:10, 16/10/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen, ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.

Shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd, sipas burimeve zyrtare.

Për shkak të plagëve të marra, 64-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.  

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ balkanweb/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco