Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Familjari tregon detaje të tmerrshme për të afërmin që vdiq nga Covid: Hapa arkivolin se nuk kisha besë….

Familjari tregon detaje të tmerrshme për të afërmin që vdiq nga Covid: Hapa arkivolin se nuk kisha besë….

11:58, 16/10/2020
A+ Aa A-

Eshte tashmë praktikë e njohur që familjet e atyre që kanë humbur jeten nga Covid vetëm sa marrin arkivolin dhe nuk kanë të drejtë të shikojnë trupin e të afërmit të tyre.

Një qytetar, i cili ka preferuar që të ruhet anonimati, në një intervistë për Fax Neës ka zbuluar detaje tronditëse për të afërmin e tij i cili ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Qytetari ka deklaruar se kufomës as nuk i bëhen shërbimet e duhura funerale, të cilat mbulohen nga shteti, duke shtuar edhe një detaj tronditës që kufoma mbështillet me një plasmas të hollë.

Ai tha se ka hapur arkivolin pasi donte të shikonte nëse ishte i afërmi i tij, dhe tha se e kishin mbështjellë vetëm me një qesë plasmasi. Po ashtu ai deklaroi se edhe varri nuk ka pllaka anësore dhe ka rrëshqitur tërësisht.

“Janë shumë veta që ua ka varrosur shtetit të sëmurët me Covid-19. Kur erdha dje për të shikuar të afërmin tim, vura re që varri ishte zhytur plotësisht. Kishte mbetur vetëm pak dhe sipër arkivolit. Shqetësimi im ishte ç’është kjo lemeri. Edhe qentë mund të zhavrrosin kufomat. Ç’është kjo papërgjegjshmëri. Këto persona që varrosen nuk përbëjnë më rrezik për asnjë. E vetmja sëmundje që është ngjitëse është antraksi. Këto vdiqën me Covid-19. Vdiqën në spital pa asnjë të afërm.

U njoftuam në mëngjes, na thanë që nuk keni mundësi ta merrni trupin dhe ti bëni nderimet në shtëpi, por do të varroset direkt. Shkuam në morg dhe u përpoqëm që ta shihnim, nuk na lejuan. Deshëm të dërgonim dikë që të paktën ta lante dhe të përgatiste kufomën për jetën e përtejmë nuk na lejuan. Unë nuk prita më kam hap akrivolin me e pa a është a nuk është personi im i dashur se nuk më besohej. Dhe kur e kam hapur e kam vënë re që ishte mbështjellë me një plasmas, antihigjienik sa i përket Covid-19. Plasamasi nuk e lejon trupin të dekompozohet. Nëse kanë pasur për qëllim dekompozimin duke i varros pa pllaka, ato kanë dështim. I kanë mbështjell vetëm më një plasmas.

Nuk i bëjnë as shërbimet më minimale kufomës. Në shumicën e rasteve çertefikatat e personave që vdesin të personave më Covid-19 nuk i shënojnë arsyet se pse vdiq, po e shkruajnë vdiq nga zemra.”- tha qytetari.

Po ashtu ai tha se nuk e ka prek njeri me dorë arkivoklin deri në momentin që e futëm brenda në varr, ndërkohë që shtoi se atij nuk kanë bërë asnjë tampon, megjithëse familjari i vdiq nga Covid-19.

“Morëm pjesë në varrim vetëm familjarët e ngushtë, dhe nuk e ka prek njeri me dorë arkivoklin deri në momentin që e futëm brenda në varr. Nuk na kanë bërë asnjë tampon, ne si familjarë, në atë kohë nuk kishte as privat”-tha qytetari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco