Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dita e 16/ Naftëtarët nuk ndalen, duan të hyjnë në uzinë, përplasen me policinë private

Dita e 16/ Naftëtarët nuk ndalen, duan të hyjnë në uzinë, përplasen me policinë private

10:24, 13/10/2020
A+ Aa A-

Greva e urisë së naftëtarëve në Ballsh ka hyrë në ditën e 16-të.

Sot protestuesit nga jashtë godinës së uzinës kanë tentuar të hyjne në ambjentet e punës dhe janë përplasur më rojat private.

Naftëtarët janë grumbulluar përpara portës së Uzinës. Ata thanë se do të marrin librezat e punës. “Jemi pa bukë. Kërkojmë pronarin. Do të presim 10 minuta sa gjërat të marrin zgjidhje”, kanë thënë naftëtarët.

Uzina ruhet nga policët privatë, me të cilët naftëtarët janë përleshur. Naftëtarët bëjnë thirrje që të hapen portat e uzinës. Naftëtarët pretendojnë se brenda në uzinë nuk ka njeri, e prandaj duan të hyjnë brenda.

Ndërkohë 10 naftëtarë vijojnë grevën e urisë. Gjendja e tyre shendetësore është përkeqësuar.

Një ditë më parë ata protestuan para bashkisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco