Vrau dhe murosi shqiptarin Astrit Lamajn, arrestohet 45 vjeçari pjesë e ‘Cosa Nostrës’

Vrau dhe murosi shqiptarin Astrit Lamajn, arrestohet 45 vjeçari pjesë e ‘Cosa Nostrës’

10:05, 13/10/2020
A+ Aa A-

Një burrë është arrestuar nga karabinierët italian me akuzën e vrasjes të kryer në Muggio, në provincën e Monzës dhe Brianzës në 2013.

Shtetasi shqiptar Astrit Lamaj i cili u zhduk në janar të 2013, trupi i tij u gjet i murosur në një apartament në Senago, në zonën, Milanese.

Personi i arrestuar është një 45 vjeçar nga Riesi, në provincën e Caltanisseta, i cili është në arrest shtëpie sepse kishte qenë pjesë e shoqatës mafioze ''Cosa Nostra''.

Hetimet të koordinuara nga Prokuroria Publike Monza, filluan në 2018 pas deklaratave të një bashkëpunëtori të drejtësisë dhe nxorën në pah përfshirjen e 45 vjeçarit si autor i vrasjes.

Për vrasjen e Lamaj, i cili u zhduk në janar të 2013 nga Genova dhe u gjet i vdekur në një apartament në Sengao, janë arrestuar dhe pesë persona të tjerë në mars të 2019.

Vrasja u porosit nga një grua 64-vjeçare, një tregëtare bizhuterish, e cila, në atë kohë, sipas rindërtimit të hetuesve, ishte grabitur dhe lënë nga viktima, me të cilën ajo kishte pasur një marrëdhënie.

Ishte bashkëpunëtori i drejtësisë, i cili kishte treguar se ku mund të gjente trupin e viktimës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco