Rriten shifrat e rasteve me Covid-19 në arsim/ Mungojnë rreth 80 mësues në ditë në shkollat e vendit

Rriten shifrat e rasteve me Covid-19 në arsim/ Mungojnë rreth 80 mësues në ditë në shkollat e vendit

17:25, 05/10/2020
A+ Aa A-

Janë rritur shifrat e rasteve me COVID-19 në shkollat e vendit, ku mesatarisht në ditë mungojnë 80 mësues për shkak të Covid, ndërsa mësohet se 40 nxënës janë në karantinë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, mesatarsisht në ditë janë 80 mësues, të cilët mungojnë në të gjitha shkollat e vendit si pasojë e Covid-19.

Gjithashtu bëhet me dije se 40 nxënës janë të vetëkarantinuar ndërsa gjatë dy javëve të para të procesit mësimor kanë munguar 5000 nxënës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i këtyre mungesave është më i vogël.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë përmes deklaratës zyrtare të përditësimit të të dhënave njoftoi se 144 qytetarë rezultuan pozitiv me koronavirus në 24 orë, ndërsa janë shëruar në këtë hark kohor 150 qytetarë. Këto janë rezultate që kanë dalë nga testimi i 912 qytetarëve.

 Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë, një mjek nga Skrapari, një 62-vjeçar nga Fieri dhe dy qytetarë nga Tirana, duke e çuar numrin e viktimave për shkak të koronavirusit në 400.

Aktualisht në dy spitalet Covid po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Në javën e 40-ë të pandemisë, epidemia është paraqitur me një trend të lehtë të pozitiviteti  krahasuar me një javë më parë, me një mesatare ditore prej 145,5 raste, ndërsa incidenca javore është 35.6 raste për 1 milion banorë./ Oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco