EMRAT/ ‘Prostitucion, trafik droge dhe grup kriminal’, kush janë 3 të dënuarit që do përballen me OFL nga Elbasani

EMRAT/ ‘Prostitucion, trafik droge dhe grup kriminal’, kush janë 3 të dënuarit që do përballen me OFL nga Elbasani

12:07, 29/09/2020
A+ Aa A-

Në rrjetën e OFL sot kanë rënë tre të dënuar nga Elbasanit, të cilët akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Bëhet fjalë për shtetasit Bashkim Bubeqi, Durim Koçi dhe  Emanuele Budini.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bashkim Bubeqi banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Durim Koçi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Emanuele Budini banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari29/09/2020 12:22

Kur do te shkoje te trokase OFL tek dyert e kryetareve te bashkive, drejtoreve, ministrave, kryepoliceve, ish-kryebashkiakeve, ish-ministrave apo ish-drejtoreve? Sepse atje ku po shkon, ata prapa hekurave jane, nuk ikin dot!!! Apo tallje bythe dhe propagande? Ish-Kreu i OFL, ne nje shtet afrikan do te ishte arrestuar per spiunim e bashkepunetor me krimin, e jo thjesht te shkarkohej nga detyra!!!

Shto koment

Denonco