EMRI/ Pezullohet kreu i Operacionit 'Forca e Ligjit'

EMRI/ Pezullohet kreu i Operacionit 'Forca e Ligjit'

13:02, 28/09/2020
A+ Aa A-

Pezullohet nga detyra Artan Shkëmbi, drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Artan Shkëmbi ishte kreu i task forcës “Forca e Ligjit”, ndërsa nuk bëhen të ditura arsyet e pezullimit të tij nga detyra.

Ne janar, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale, por komisioni i jashtem i vleresimit evidentoi se ka qene pjese e sigurimit te shtetit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco