Vrau babain dhe plagosi të birin, Gjykata e Durrësit merr vendimin për 20-vjeçarin

Vrau babain dhe plagosi të birin, Gjykata e Durrësit merr vendimin për 20-vjeçarin

10:12, 22/09/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Durresit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin Klodian Daci i akuzuar për vrasjen e Armando Baboçit, 39-vjeç dhe plagosjen e djalit të tij Erald Gjini, 19 vjeç.

Sipas avokatit të Dacit Klodiani është penduar per veprimin e tij ndërsa ka shprehur ngushëllimet familjareve për humbjen e pësuar.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të ndodhur mes familjes Tatasi dhe Baboçi, ku si pasojë humbi jetën Armando Baboçi 39 vjeç, ndërsa i plagosur në spital është i biri Erald Gjini 19 vjeç, djali ka ndryshuar mbiemrin.

Klodian Daçi, 20 vjeç, dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me armë në drejtim të babë e bir.

Të arrestuar të tjerë për bashkëpunëtor në vrasje janë Henri dhe Serxho Tatasi, ndërsa për fshehje krimi akuzohen Argit Kastrioti dhe Endri Çimo Bregu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco