Policia në ndjekje të 20-vjeçarit, autorit të plagosjes në Tiranë

Policia në ndjekje të 20-vjeçarit, autorit të plagosjes në Tiranë

19:17, 20/09/2020
A+ Aa A-

Policia është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes së ndodhur gjatë pasdites në zonën e Astirit, ku u qëllua me armë zjarri, shtetasi Spartal Beqaraj, 45 vjeç.

Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë se në Unazë të Re, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi S.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ju bëjmë me dije se :

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco