Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Makina del nga rruga, përfundon në dyqan ushqimor në lagjen ‘Kombinat’

VIDEO/ Makina del nga rruga, përfundon në dyqan ushqimor në lagjen ‘Kombinat’

20:49, 18/09/2020
A+ Aa A-

Një automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga këtë mbrëmje dhe ka përfunduar në një dyqan ushqimor. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen Kombinat.

Nga ky aksident mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se, drejtuesi i mjetit ka devijuar nga rruga dhe në përpjekje për të frenuar ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka përfunduar i përplasur me frigoriferin dhe vitrinën e një dyqani.

Nga verifikimet e para të policisë ka rezultuar se mjeti tip “Benz”,me targa AA 107 FB, që drejtohej nga 23-vjeçari E.M, ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin në anë të rrugës.

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale në biznesin ushqimor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit,në Kombinat,ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco