Vëllai iu ekzekutua në masakrën e Elbasanit/  Kush është organizatori i dy vrasjeve

Vëllai iu ekzekutua në masakrën e Elbasanit/ Kush është organizatori i dy vrasjeve

18:04, 18/09/2020
A+ Aa A-

Policia arrestoi ditën e sotme shtetasin Erion Alibej, 34 vjeç, i cili akuzohet si porositës për dy ngjarje kriminale të ndodhura dy muajt e fundit në qytetin e Elbasanit.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, të ekzekutuar dy vite më parë në Elbasan.

Endrit Alibej mbeti i vrarë ne aksin Elbasan- Metalurgji, teksa u qellua me breshëri. Të vdekur mbeten edhe daja i tij Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay turk, mik i Endritit.

Erion Alibej është me precedentë penalë dhe në Itali njihej me emrat Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej.

Mendohet që Erion Alibej ka marrë hak për vëllain e tij, pasi kundrejt pagesës ndaj dy të arrestuarve sot, vrau Emiljano Ramazanin dhe Regis Runaj.

Erion Alibej së bashku me vëllain e tij drejtonin një grup të trafikut të drogës në Holandë e Itali.

Ende nuk dihet se si Erion Alibej kërkoi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco