FOTO/ Gjendet e djegur makina e vrasëve të Bujar Çelës

FOTO/ Gjendet e djegur makina e vrasëve të Bujar Çelës

07:37, 17/09/2020
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje trondit Shqipërinë  në orët e para të mëngjesi ku  një 50- vjeçar në Bradashesh u ekzekutua para një lokali.

Ai është Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, një personazh i njohur i botës së krimit në Elbasan që është prej kohësh në kërkim.

Gjithashtu mësohet se autorët kanë djegur makinën e përdorur në krim.

Siç mund të shihet nga pamjet makina është shkrumbuar totalisht.

Makina ishte e tipit Renault me targa AA876 DC dhe i është vënë flaka në një rrugicë në fshatin Murrash, të Elbasanit.

Talo Çela akuzohet për grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019, për ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj më 27 prill 2020 në Durrës dhe për 5 vrasje të tjera të ndodhura në aksin Peqin – Elbasan përgjatë viteve 2018-2019.

Për arrestimin e tij është vendosur shpërblim 10 mijë euro nga Policia e Shtetit si i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhia.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco