Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Hajde festojmë ditëlindjen në mal', adoleshentët i vënë zjarrin pyllit me pisha

'Hajde festojmë ditëlindjen në mal', adoleshentët i vënë zjarrin pyllit me pisha

11:25, 05/09/2020
A+ Aa A-

Shkojnë të festojnë ditëlindjen e një mikut të tyre në mal, por i vendosin zjarrin nga pakujdesia pyllit me pisha.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të premtes në afërsi të pikës turistike të malit të Moravës. Zjarri është izoluar nga shërbimi zjarrfikës i ndihmuar dhe nga qytetarë korçarë, por është aktivizuar sërish mëngjesin e sotëm duke shtuar kështu sipërfaqen e djegur, raporton VizionPlus. Fatmirësisht flakët falë ndërhyrjes në kohën e duhur nuk kanë përshkruar sipërfaqe të mëdha.

Por ajo çfarë shqetëson shërbimin zjarrfikës është fakti se herë pas herë në kodrat e qytetit, por dhe në malin e Moravës persona të ndryshëm që preferojnë këto zona edhe nga pakujdesia i kanë vënë flakën masivit pyjor duke djegur kështu sipërfaqe jo të vogla.

 Nga zjarri i një nate më parë në vendngjarje kanë mbetur shishet e birrave e deri te torta e adoleshentit që ka festuar ditëlindjen me miqtë e tij. Policia po heton për rastin por deri tani nuk ka treguar më shumë, nëse kemi të bëjmë më një zjarr të qëllimshëm apo nga pakujdesia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco