Ish-futbollisti nga Shkodra, që dyshohet se u ekzekutua nga kampioni i arteve marciale

Ish-futbollisti nga Shkodra, që dyshohet se u ekzekutua nga kampioni i arteve marciale

07:21, 18/08/2020
A+ Aa A-

Ky është Gledis Kraja, 23-vjeçari nga Shkodra, që gjeti vdekjen mbrëmjen e së hënës nga një breshëri plumbash në Shkodër.

Ai u ekzekutua me 14 plumba automatiku ndërkohë që qarkullonte me një “Ford” në lagjen “Daniel Matlija” në orën 21:55.

Ndonëse u dërgua në spital, nuk arriti të mbijetonte.

Gledis Kraja ka qënë futbollist me ekipin e të rinjve të Vllaznisë.

Ka dyshime se ai është qëlluar nga një shok i tij, Sebastian Smakaj,  për motive të dobëta. Edhe Smakaj ishte sportist, kampion i “Taekwondo” për peshën 80 kg në vitin 2015 i klubit “Vllaznia Taekwondo”

I dyshuari Smakaj është shpallur në kërkim nga Policia.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco