‘Paratë ose të vrava’/ I riu shqiptar i vë thikën në fyt 17-vjeçarit italian, e tradhëton shqiponja

‘Paratë ose të vrava’/ I riu shqiptar i vë thikën në fyt 17-vjeçarit italian, e tradhëton shqiponja

19:21, 14/08/2020

Thikë në fyti shoqëruar me kërcënimin: ose para ose jetën. Në këtë mënyrë një 20 vjeçar shqiptar ka kërcënuar një 17 nga Milano, i cili ndodhej në një park rreth orës 02:00 në Riccione.

Pas kërcënimi me thikë, ai i mori adoleshentit 150 euro që mbante në portofol. Pasi mori shumën, ai u largua me biçikletë drejt bregdetit, megjithatë pak momente më vonë iu bashkua edhe policia.

Karabinierët e njohën menjëherë falë një shqiponje të bërë tatuazh në dorë. Djali u arrestua për grabitje dhe u dërgua në burg në pritje të seancës së vlerësimit të masës së sigurisë. Paratë, të gjetura në pantallona të shkurtra, iu kthyen pronarit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco