Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Nga Londra në Burrel/ Seriali i përgjakshëm  i hakmarrjes mes familjeve Hoxha dhe Lleshi

Nga Londra në Burrel/ Seriali i përgjakshëm i hakmarrjes mes familjeve Hoxha dhe Lleshi

12:38, 14/08/2020
A+ Aa A-

Duket se zhdukja pa asnjë gjurmë e 21-vjeçarit, Klevis Lleshi nga Burreli, ka të bëjë me një serial të përgjakshëm hakmarrje, mes dy familjeve në këtë zonë. 

Dhjetë ditë më parë nëna e të riut, Klevis Lleshi, bëri denoncim në polici si dhe kërkoi ndihmë nga mediat për gjetjen e të birit, i cili sipas saj mund të jetë zhdukur si pasojë e një hakmarrje.

Gjithashtu sipas policisë, 21 vjeçari që nuk po jep asnjë shenjë dhe nuk ka pasur komunikim as me familjen, ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia pasi pak kohë më parë ka tentuar, që të vrasë shtetasin Mariglen Hoti.

Familja e të zhdukurit ka një histori gjakmarrje me një tjetër familje në Burrel. Klevis Lleshit i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai para shtëpisë. Po ashtu në vitin 2016, të riut i është zhdukur edhe një kushëriri pa gjurmë.

Sipas policisë, familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia i gjallë brenda në makinën e tij në Britani, e Afrim Hoxha në vitin 2012.

Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë, Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel, ndërsa aktualisht rezulton i zhdukur edhe 21 vjeçari Klevis Lleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco