Synonin t'i vrisnin djalin: Arrestohet organizatori dhe ekzekutori i sulmit në Tushemisht, të fshehur në Linzë

Synonin t'i vrisnin djalin: Arrestohet organizatori dhe ekzekutori i sulmit në Tushemisht, të fshehur në Linzë

09:39, 14/08/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka njoftuar para pak minutash se kapi dhe vuri në pranga organizatorin tjetër të ngjarjes së ndodhur në Tushemisht, ekzekutorin e saj dhe një bashkëpunëtor të tyre: Meardi Berberi,  Anterio Kaloshi dhe Ervin Kalaja. 

Ka shkuar kështu në shtatë numri i të arrestuarve për të shtënat dhe terrorin në një hotel në Pogradec.

Kreu i Policisë së Korçës, Ferdinand Mara tha para mediave se ata u kapën në zonën e Linzës në Tiranë, në garazhin e Ervin Kalasë. Atyre iu gjetën armë, municione dhe dokumente të falsifikuara si dhe një sasi parash.

Operacioni "Driloni" u zhvillua nga Policia e Korçës, Komisariati i Policisë Pogradec, Policia e Tiranës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Ekzekutori i ngjarjes eshte person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnjë, si dhe për vjedhjen me dhunë të një automjeti në Korçë.

Pas hetimit dhe provave të mbledhura u organizua operacioni policor i koduar “Driloni”, në kuadër të të cilit, në fazën e parë u ndaluan 5 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Në vazhdim, u arrit të lokalizohej baza ku fshihej organizatori dhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen në Tushemisht.

Si rezultat, Policitënë fjalë,  falë koordinimit të veprimeve dhe përdorimit të dronit kryen fazën e dytë të operacionit dhe vunë në pranga shtetasit:

Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);

Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);

Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”).

Shërbimet e Forcave Operacionale kanë bërë kapjen në flagrancë të tyre në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, shtetasin Meardi Berberi, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.

Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco