Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Kush është bosi i kokainës Sela, lidhja me Viola Spiron dhe çfarë ndodhi me pronat në 2018-ën

Kush është bosi i kokainës Sela, lidhja me Viola Spiron dhe çfarë ndodhi me pronat në 2018-ën

12:16, 11/08/2020
A+ Aa A-

Duket se loja e sekuestrime të pasurive të krimit në Shqipëri të cilat më pas shpëtojnë ka detyruar autoritet e drejtësisë Holandeze që të ndërhyjnë sërish. Kështu SPAK njoftoi ditën e sotme se ka sekuestruar 17 pasuri të Valentin Selës dhe familjarëve të tij, por shumë prej tyre ishin `sekuestruar` edhe dy vite më parë në muajin shkurt të vitit 2018.

Në atë kohë autoritet shqiptare të policisë njoftuan se sekuestruan pronat me vlerë mbi 1.4 milionë euro të cilat rezultonin në emër të 3 vëllezërve Selaj.

Referuar hetimeve, njoftohej se dy prej tre vëllezërit, Valentin dhe Paris Sela dhe 29 dhe 40, janë pjesë e një rrjeti kriminal, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Valentin Selaj, më i vogli, më herët është arrestuar nga policia e Firences në Itali më 16 nëntor 2018, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni. Sipas raportimeve të medieve italiane asokohe, trafiku bëhej nëpërmjet Holandës. Gjatë arrestimit, raportohej se bandës i janë sekuestruar miliona euro dhe qindra kile kokainë dhe droga të tjera. Raportohej se vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kile kokainë vetëm brenda qytetit të Firenzes. Valentin Selaj, i cili referuar të dhënave të gjendjes civile rezulton banues në Rrilë, njihej në atë kohë  edhe si i dashuri i Viola Spiros, prezantuese sportive.

 Pas 20 javësh burg në Itali Sela është rikthyer në Shqipëri dhe dalja e parë e tij në publik ka qenë me të dashurën. Çifti u fotografua fotografuar nga paparazzi i Revistës Who në një nga klubet e kryeqytetit. Pas pak kohësh mësohet se ata u ndanë për arsye që nuk u bënë kurrë të ditura.

Gjithashtu edhe i vëllai i Valentinit,Aleks Selaj, rezulton i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg. Aleksi, që rezulton banues në Shëngjin, u akuzua si pjesëtar i një grupi kriminal, që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë.

Disa nga pronat e sekuestruara janë edhe në emër të Paris Selaj, vëllait më të madh, i cili sipas gjendjes civile rezulton banues në Shëngjin. Ai nuk rezulton i përfshirë në mënyrë direkete në trafiqe, por dyshimet janë se pronat në emër të tij që u sekuestruan atëherë, janë blerë nga para me origjinë nga aktivitete kriminale.

Pronat e sekuestruara në vitin 2018

Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:

• 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;

• 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);

• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;

• 9 automjete luksoze.

Pasuritë e sekuestruara kapinin vlerën totale të rreth 1,450,000 euro dhe të gjitha rezultonin të regjistruara në emër të vëllezërve Sela.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që vendosi sekuestro preventive për pronat e grupit, erdhi pas hetimeve të procedimit penal të vitit 2017, ku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë  mbi bazën e materialit referues nga Policia e Lezhës, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të veprimtarisë kriminale” , njoftoi Policia, që e skedoi aksionin e sekuestrove, si pjesë të operacionit “Forca e Ligjit”, që ka për qëllim të godasë grupet kriminale.

Sipas të njëjtave burime, hetimi për këtë grup kriminal në Shqipëri, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Gjithsesi duket se ato prona janë rrimarë nga vëllezërit Sela nëpërmjet gjykatës, ndërkohë që këtë herë është SPAK që njofton një tjetër sekuestrim të tyre, këtë herë me indicia nga autoritet holandeze.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco