Situata e rënduar: 4 viktima, 116 të shtruar, 7 të intubuar

Situata e rënduar: 4 viktima, 116 të shtruar, 7 të intubuar

16:07, 04/08/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 4 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri.

Numri i rasteve të reja të konfirmuara është 130, rekord ditor, ndërsa 23 persona janë shëruar.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në Spitalin Infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79-vjeçare nga Mirdita dhe një 81-vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve,"
deklaroi MSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta 04/08/2020 17:47

Ju lutem portalit tuaj te mos beheni pjese e lojes te piset te qeveris se koruptuar te Edvin Drames. Mos e ktheni porralin tuaj ne Anxhensi Mortore te Rilindjes. Sepse po te shikoni sot personi me i ri nga mosha eshte e ndjera nga Miredita 79 vjece, dhe tre personat e tjere qe humben jeten sot jan mbi 80 vjec, dhe nga rethe te ndryshme te vendit. Kam nji pyetje per ju me pare nuke vdisnin njerez?!Normal qe vdisnin por ndryshimi nga tani, njerzit qe humbin jeten nuk vendosin lajmerimet e vdekjeve neper shtylla por e japin ne TV dhe portale e gazeta per arsyen qe e dine keta te Rilindjes. Prandaj ju bej thirje qe mos u beni pjese e lojes te piste te Rilindjes dhe ju.

Shto koment

Denonco