Situatë e rëndë në spitale/ 21 pacientë në terapi intensive, 11 në intubim

Situatë e rëndë në spitale/ 21 pacientë në terapi intensive, 11 në intubim

18:09, 24/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se situata paraqitet serioze pasi vijon të ketë qytetarë të që kanë nevoje për trajtim në dy spitalet Covid.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 124 pacientë, 21 në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë duket se kapacitetet spitalore po ezaurohen për shkak të shtrimeve të larta që vazhdojnë të kenë 2 spitalet COVID, ndërsa Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes, duke telefonuar 127.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco