Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tragjedia e 16-vjeçares në Trikalla: shenjat e para tregojnë për vetvrasje

Tragjedia e 16-vjeçares në Trikalla: shenjat e para tregojnë për vetvrasje

13:53, 15/07/2020
A+ Aa A-

Greqi - Të dhëna të reja për tragjedinë në Trikalla me të miturën shqiptare, pasi, sipas burimeve policore, të dhënat e para po tregojnë se ka kryer vetëvrasje.

Sipas oficerëve grekë që janë në dijeni të hetimit për rastin e vdekjes së të miturës, skenari më i mundshëm është që vajza është ngjitur në majë të kishës Profeti Elias në Trikalla, në një lartësi të konsiderueshme, dhe më pas është hedhur në zbrazëtirë.

Në fakt, policia i referohet vlerësimeve të para të inspektorit mjekësor që ekzaminoi trupin e fëmijës fatkeq dhe plagët që duket se janë në përputhje me një rënie nga një lartësi e madhe.

Në të njëjtën kohë, hetimi policor deri më tani nuk ka treguar praninë e ndonjë personi të dytë në zonën ku vajza 16-vjeçare u gjet e vdekur.

Kisha e vogël jashtë së cilës 16-vjeçarja u gjet e vdekur është rrethuar

Të afërmit dhe miqtë janë thirrur të dëshmojnë

Prindërit dhe njerëzit e afërt janë thirrur në Drejtorinë e Policisë së Trikallsa për të dëshmuar. Ekzaminuesi mjekësor Rubini Leontari nga Larissa nxitoi në vendin ku ishte vendosur vajza për një autopsi, ndërsa trupi pritet të transportohet për një autopsi, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

16-vjeçarja u gjet e vdekur nga punonjësit e bashkisë

Trupi, i cili u gjet jashtë kishës nga punonjës të komunës së Trikallas që po kryenin punime pastrimi në zonë, ka mavijosje në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Autoritetet tani po mbledhin informacione dhe po hetojnë rastin, për të cilin asnjë mundësi nuk është përjashtuar deri më tani.

Vihet re se vajza ishte në kërkim që prej ditës së djeshme, pasi motra e saj binjake kishte njoftuar Policinë. E ndjeka kishte edhe dy vëllezër, 27 dhe 30 vjeç. Babai i saj në kohën kur u gjet trupi, ishte në Shqipëri për çështje pune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco