Çantën e shpinës plot me para, kapet në Rinas i riu nga Mati

Çantën e shpinës plot me para, kapet në Rinas i riu nga Mati

08:48, 08/07/2020
A+ Aa A-

Policia ka sekuestruar mijra paund në Rinas. Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë në hyrje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin F. K. 29 vjeç, banues në Mat.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Rinas

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të zhvilluara nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në hyrje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Mat.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti08/07/2020 09:24

Shqiptari i gjor vjen per pushime ne vendin e tij , kalon ne Angli si thot njeri asgje per parat e fituara me dherrsen e ballit, vjen ne vendin e tij dhe shteti shlerdhat i mban parat dhe cesht me e keqja e cojn edhe ne prokurori, tani emigranti i gjor humbet edhe vendin e punes ne Angli sepse dote detyrohet te sillet dyerve te shtetit te rilindjes per te gjetur te drejten e tij, drejtesi i thoni ju shqiptar kesaj , pse ore poshtersira shtetar te 15 mij paundshi i djerses e luftoni korrupsionin ju, un personalisht i bej pushimet ne itali dhe spanj dhe arsyeja nuk esht se se dua vendin tim , sepse nete vertet e dua me shum se cdo gje , por duke e ditur se aktualisht ne regjimin e rilindjes ndjehem teper i huaj dhe i perbuzur ne vendin tim

Shto koment

Denonco