EMRI/ Kërkohej nga drejtësia Italiane për trafik droge, arrestohet në Vlorë 44 vjeçari

EMRI/ Kërkohej nga drejtësia Italiane për trafik droge, arrestohet në Vlorë 44 vjeçari

12:30, 07/07/2020
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar në Vlorë një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga ligji italian dhe Dekreti i Presidentit Italian për Drogat”.

Ai është Arben Zeneli i lindur ne Fier dhe banues ne Vlorë.

Ja njoftimi i plotë:

Vlorë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni i koduar "Mesdita".

Vihet në pranga nga Policia një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në lagjen "Pavarësia", Vlorë dhe arrestimin provizor të shtetasit shqiptar A. Z., 44, vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga ligji italian dhe Dekreti i Presidentit Italian për Drogat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Trafikimi i Narkotikëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco