33 te arrestuar në Cagliari,  mes tyre ‘Bosi’  i organizatës që kryente lidhjet me grupet kriminale shqiptare

33 te arrestuar në Cagliari, mes tyre ‘Bosi’ i organizatës që kryente lidhjet me grupet kriminale shqiptare

12:16, 07/07/2020
A+ Aa A-

Shkatërrohen dy  organizata të  madha trafikimi kokaine, bien në prangat e karabinierët e Cagliari 33 persona.

Në orët e para të mëngjesit janë ekzekutuar 33 urdhra arresti të lëshuara nga një hetues i Gjykatës së Cagliarit  duke cmontuar dy organizata të mëdha trafikimi lëndësh narkotike në zonat e Lombardisë dhe Sardenjës.

U sekuestruan 11 kg kokainë e pastër 30 kg përzierës dhe 18 000 doza të ndara në pako, xhiroja e tyre vjetore arrinte në mbi 1 milion Euro.

Hetimet kishin dy vite që ishin filluar dhe po mblidhnin prova materiale përgjime dhe filmime duke e dokumentuar me prova të gjithë rrjetin kriminal që operonte .

I arrestuar është edhe një burrë i moshuar si drejtues i organizatës kriminale dhe ai ishte personi që kryente lidhjet dhe furnizimin e organizatës me lende narkotike  nga grupet kriminale shqiptare që akoma nuk bëhen të ditur nëse janë arrestuar apo ndodhen në kërkim nga karabinierët italian.

Videon në linkun më poshte:

https://www.youtg.net/top-news/27255-cagliari-fiumi-di-droga-e-criminalita-organizzata-tutti-i-nomi-degli-arrestati

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco