Tragjedia në Kombinat: Publikohen fotot e nënës me dy vajzat e saj

Tragjedia në Kombinat: Publikohen fotot e nënës me dy vajzat e saj

09:40, 03/07/2020
A+ Aa A-

Në këtë fotografi shfaqet Zhaneta Josifi me dy vajzat e saj, të ndjerën Anisa dhe Blertën që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia gjeti në apartamentin e tyre në rrugën "Hamdi Cenoimeri" në Kombinat, vajzën Anisa të vdekur prej kohësh, të dekompozuar dhe të lyer me vaj e uthull nga nëna e saj dhe motra; gjeti trupin e mamasë, Zhanetës, të vdekur dhe Blertën thuajse në grahmat e fundit.

Të trija kishin kohë të paushqyera. Dyshimet janë të forta se ato ishin ndjekëse të një besimi fetar, pasi në apartamentin e tyre ishin gjetur material propagandistike fetare.

Kryefamiljari kishte ndërruar jetë pesë vite më parë në Përmet dhe pas vdekjes së tij, nëna me vajzat qenë transferuar në Tiranë, në një pallat pas gjimnazit "Myslym Keta".

Ishte vëllai i 57-vjeçares, Zhaneta Josifit, që ka telefonuar Policinë për t'i njoftuar se e motra dhe me të bijat nuk u përgjigjeshin prej ditësh në telefon dhe nuk ishin askund. 

Policia dhe zjarrfikësit më pas kanë hyrë nga dritarja e shtëpisë, ku janë gjetur para një tragjedie: nëna  e vdekur, njera vajzë e dekompozuar, mbuluar me batanije në dhomën tjetër dhe vajza tjetër, gjallë, por rëndë.

 

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco