Arrestohet shtetasi turk, kërcënoi punonjësit e konsullatës italiane

Arrestohet shtetasi turk, kërcënoi punonjësit e konsullatës italiane

18:40, 02/07/2020
A+ Aa A-

Një shtetas turk, është arrestuar ditën e djeshme në Vlorë.

Arsyeja e këtij ndalimi është pasi shtetasi në fjalë me banim në Itali, ka kërcënuar punonjësit e sigurisë së Konsullatës Italiane në Vlorë.

Jo vetëm kaq por M. Y. ka kundërshtuar me dhunë edhe punonjësit e policisë.

Gjithashtu në pranga në dy ngjarje të ndryshme kanë rënë edhe 2 persona të tjerë.

Përkatësisht J. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, I cili dy  ditë më parë ka përndjekur vajzën J.D, për motive të dobëta.

Ndërsa S. S., 59 vjeç, banues në fshatin Brataj, Selenicë, ditën e djeshme ka goditur me sende të forta J. A, për motive të dobëta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu02/07/2020 18:54

Turqit rrac e poshter

Shto koment

Denonco