Kërkoi azil politik në Shqipëri, jepet vendimi për Selami Simsek

Kërkoi azil politik në Shqipëri, jepet vendimi për Selami Simsek

14:17, 02/07/2020
A+ Aa A-

Është refuzuar azili politik për Selami Simsek, i cili prej disa muajsh qendron në vendin tonë, në pritje të pranimit të kërkesës për azil. Simsek është akuzuar nga Turqia për grushtin e shtetit të mdodhur kundër Erdogan, ndërkohë që ai është etiketuar në jo pak raste si gylenist.

Sipas vendimit të dhënë nga drejtoria e Azilit, Simsek nuk i plotëson kushtet për të qendruar në vendin tonë si azilant politik. Simsek në muajin Mars të këtij viti u dënua me 1 vit burg nga gjykata e Tiranës për falsifikim të vizave, fitoi lirinë në Apel.

Në momentin që gjykata vendosi të shuajë masën e sigurisë për shkak se ai e kishte përfunduar dënimin e dhënë nga drejtësia për akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe për sa kohë që tentoi të largohej përmes Shqipërisë në drejtim të Kanadasë, me vizë false, Simsek pati një ecejake të gjatë dhe në mungesë të transparencës nga autoritetet shqiptare.

Simsek u transferua në qendrën e Kareçit në Vorë në pritje të përgjigjes për azil por me sa duket tashmë është drejt ekstradimit, njësoj sicc ndodhi më parë dhe me bashkëkombasin e tij Harun Ccelik.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco