Mbyllet laboratori, dyshohet se është infektuar edhe gruaja e Dakos

Mbyllet laboratori, dyshohet se është infektuar edhe gruaja e Dakos

13:48, 30/06/2020
A+ Aa A-

4-5 punonjës të Laboratorit Mikrobiologjik në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës kanë rezultur pozitivë me Covid-19.

Kjo gjë ka sjellë mbylljen e laboratorit, ndërsa të gjithë punonjësit që janë marrë me analizat, janë izoluar.

Dyshohet se mes të infektuarve është edhe bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Madje dyshohet se edhe Vangjush Dako ka bërë tamponin e koronavirusit, por nuk janë dhënë ende të dhëna si kanë dalë rezultatet e tij.

Sot në Durrës u konfirmuan 10 raste pozitivë dhe një viktimë./MAPO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 30/06/2020 14:37

Nuk e zen koronavirusi Vangjushin aq xhuxh sa eshte, vetë koronavirusi thote qenka çuni xhait tim shikoje sa ngjajme dhe ne trup jemi njesoj.

Daj Jaku30/06/2020 14:30

Nuk bie rrufeja në hale'.

Shto koment

Denonco