Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Ndalohet ‘Porsche’ me 35 mijë pound, kush është poseduesi i parave

Ndalohet ‘Porsche’ me 35 mijë pound, kush është poseduesi i parave

22:14, 29/06/2020
A+ Aa A-

Një drejtues mjeti është ndaluar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes ndërsa në makinën e tij tip “Porsche” u gjetur pas kontrollit nga policia një shumë parash prej 35 mijë paund të padeklaruara.

Në polici për të dhënë shpjegime për këtë ngjarje është shoqëruar drejtuesi i mjetit personin me inicialet A. S.

Ky i fundit mësohet se është banues në Tiranë.

Policia ndërkohë ka bërë edhe sekuestrimin e sasisë prej rreth 35 mijë paundësh.

Automjeti i ndaluar është me targë “AA666YL”.

Personi i ndaluar ka dhene sqarime mbi origjinën dhe destinacionin e parave.

Njoftimi i Policise se Elbasanit: 

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, si dhe për goditjen e informalitetit.

Qarkullonte me automjet duke mbajtur me vete një sasi të madhe në paund, procedohet penalisht poseduesi i tyre, për mosdeklarim në kufi dhe fshehje të të ardhurave.

Sekuestrohen 40 mijë paund.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Policisë Rrugore, në vendin e quajtur Bradashesh, në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave “Për kontrollin e territorit dhe personave me precedent kriminal që mbajnë armë pa leje” kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një automjet, drejtuesi i të cilit dyshohej se mund të merrej me veprimtari të kundërligjshme.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Porsche", me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vodice, Berat, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të mjetit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 mijë paund, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument për burimin e tyre.

Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është proceduar penalisht. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Cimi30/06/2020 13:46

Sajmir Tahiri i ka euro dhe te gjitha 20ce

Leonard30/06/2020 02:32

Do t'i kete harruar Saimir Tahiri patjeter?!

Shto koment

Denonco