Alarm në burgun e Udines, i burgosuri shqiptar kapërcen murin

Alarm në burgun e Udines, i burgosuri shqiptar kapërcen murin

11:55, 27/06/2020
A+ Aa A-

Momente tensioni në burgun e Udines në Itali, ku një i burgosur shqiptar, 45 vjeç, kaloi murin e parë të sigurisë, 3 metra i lartë, gjatë orës së ajrimit.

Më pas, shqiptari provoi të kalonte një tjetër mur sigurie, 10 metra i lartë, i mbrojtur nga një rrjetë teli.

Tentoi të hipte mbi çati, por pa sukses, falë ndërhyrjes së menjëhershme të agjentëve të policisë së burgjeve.

Sipas autoriteteve, nuk bëhet fjalë për tentativë arratisjeje, por vetëm për një akt demonstrativ.

Në të vërtetë, shqiptari do të dalë nga burgu vetëm pak muaj më pas, në tetor, pasi të ketë kryer dënimin për shitje droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco