Nuk kallëzuan për kanabisin, procedohen 2 zyrtarë vendorë në Tropojë

Nuk kallëzuan për kanabisin, procedohen 2 zyrtarë vendorë në Tropojë

11:37, 27/06/2020
A+ Aa A-

Dy zyrtarë vendorë në Tropojë janë proceduar nga Policia, pasi nuk kanë informuar për mbjelljen e bimëve narkotike në territorin që ata kontrollojnë.

Bëhet fjalë për T.A, kryeplakun e Bradoshnicës dhe për B.L, rojen e mjedisit. Të dy akuzohen në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi”.

Policia tha se kishte gjetur në fshatin Bradoshnicë, Tropojë, në një zonë të pyllëzuar, disa fidanë narkotikë, në tentativë për t'i kultivuar.

Po ashtu, janë shpallur në kërkim 3 banorë të Tropojës, S.P,  A.P dhe S.S banues si të dyshuar për mbjelljen e bimëve narkotike.

Policia tha se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco