Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Katër arrestime në Tropojë në momentin e shitjes së gjysëm kg kanabis

Katër arrestime në Tropojë në momentin e shitjes së gjysëm kg kanabis

11:26, 27/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Tropojës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë zhvilluan një operacion të koduar si "Porosia", gjatë të cilit arrestuan katër persona pikërisht në momentin kur po tregtonin 518 gr kanabis. Të arrestuarit janë:

B.B, 45 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

E.H, 32 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë;

P.M, 52 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

F.M, 19 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

Për të gjithë është provuar se kishin tentuar kultivimin dhe shitjen e kanabisit dhe u kapën në momentin e këmbimit të 518 gr. lëndë narkotike. Ata dyshohen si autorë të mbjelljes së kanabisit në fshatin Shoshan. Bima narkotike e kapur gjatë operacionit iu sekuestrua.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", të kryera në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco