‘Si më shkarkoi Kajmaku, vendimi më erdhi te puna e motrës'

‘Si më shkarkoi Kajmaku, vendimi më erdhi te puna e motrës'

11:12, 19/06/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar dje seancën ndaj ish-kreut të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Ky i fundit vijon të jetë në arrati, ndërsa në seancë përfaqësohet nga avokati i tij.

Seancën e djeshme, Gjykata kishte thirrur për të dëshmuar kryetarin aktual të bashkisë, Hekuran Brahimaj. Ky i fundit u shkarkua nga Kajmaku më 31 tetor 2019 nga posti i nënkryetarit, pasi kishte 40 ditë më detyrë. Ditën e djeshme, Brahimaj ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me Kajmakun dhe se vetë ai i kishte dhënë këtë detyrë, ndërsa vendimi i shkarkimit nuk kishte asnjë motivacion për shkarkimin.

“Me Kajmakun s’kam pasur konflikte. Raportet tona kanë qenë zyrtare. Vetë ai më emëroi zv. kryetar. Gjatë qëndrimit tim në detyrë nuk kam pasur asnjë masë disiplinore. Vendimi i largimit më është dërguar te vendi i punës së motrës, nuk m’u dha mua personalisht. Në vendim nuk kishte asnjë motivacion. Këtë vendim e ankimova në Gjykatën Administrative”, ka deklaruar Brahimaj, i cili ishte dëshmitar i thirrur nga organi i akuzës. Ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve.

AKUZAT

Ndaj Kajmakut ka një masë sigurie “Arrest me burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Ai është shpallur në kërkim nga Policia prej 11 nëntorit të vitit të kaluar, disa ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi përfundimin e mandatit të tij për shkak të mosdeklarimit të një procedimi penal në Greqi, për falsifikim kartëmonedhash.

Kajmaku u zgjodh kryebashkiak i Vorës në zgjedhjet e braktisura nga opozita më 30 qershor 2019. Zgjedhja e tij u denoncua nga Partia Demokratike, së bashku me atë të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe disa kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Socialiste, për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Akuzat ndaj Kajmakut rezultuan të vërteta pas verifikimeve të bëra nga Prokuroria e Përgjithshme. Menjëherë pas vendimit për përfundim të mandatit ndaj Kajmakut filluan hetimet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij masën e arrestit me burg, por kjo masë nuk është ekzekutuar ende prej Policisë. Ndër të tjera, në një shkresë të firmosur më herët nga Prokuroria, pretendohet se Kajmaku është futur në zyrë pas përfundimit të mandatit dhe në bashkëpunim me disa prej nëpunëseve të bashkisë ka bërë tri vendime, duke shkarkuar dy nënkryetarë dhe emëruar një të tretë.

Sipas Prokurorisë, kjo është bërë duke shtuar numra protokolli me fraksion. Ndaj këtyre vendimeve ka ndërkohë edhe padi prej dy nënkryetarëve të shkarkuar në Gjykatën Administrative. Prokuroria, po ashtu, pretendon se në mënyrë të ngjashme, duke shtuar numra protokolli me fraksion, janë shpallur edhe fitues tenderësh. Sipas Prokurorisë, mandati i Kajmakut kishte marrë fund menjëherë pas vendimit të KQZ-së./Panorama/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco